Google ADS

Sheqerinska: Përpunimi i amendamenteve do të bëhet në bashkëpunim me të gjithë

13:02 | 21 Tetor 2018
V. S.

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, në një konferencë për shtyp në hapësirat e Qeverisë së Maqedonisë dha sqarime për proceduarat e mëtejshme të ndryshimeve kushtetuese, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sheqerinska së pari falënderoj të gjithë deputetë të cilët morën guxim dhe votuan “për” rrugën veriatlantike të Maqedonisë.

“Sot Maqedonia është edhe më e përgatitur për rrugën e saj veriatlantike, dhe është e gatshme që të hap bisedimet për anëtarësim në BE. Faktori stabilitet që sjell anëtarësimi në NATO, sjell investime më të mëdha në Maqedoni, standard më të madh dhe rroga më të larta”, tha Sheqerinska.

Ajo shtoi se votimi historik ishte votë kundër izolimit dhe varfërisë.

Ajo bëri thirrje për unitet dhe kërkoi që edhe deputetët tjerë për tu bashkohen proceduarave tjera për ndryshimet kushtetuese.

Sheqerinska në pyetjen e gazetarëve për përpunimin e amendamenteve tha se “amendamentet do të përpunohet së bashku në bashkëpunim me të gjithë në zyrat qeverisë dhe nuk do të përpunohet parapa dyerve. E kemi premtuar këtë dhe do ta zbatojmë”. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme