Pastrimi pa dyshim është njëra nga punë më të mërzitshme në listën tonë të gjërave të cilat duhet t’i kryejmë, por studimi i ri tregon që kjo lodhje shtesë mund te jetë e vlefshme.
Edicioni online i revistës “Neurology” ka zbuluar që aktiviteti fizik, duke përfshirë edhe atë të përditshmin si pastrimi apo larja e enëve, mund të reduktojnë rrezikun nga sëmundja e Alzheimerit.
Pastrimi i rregullt dhe pastrimi i shtëpisë mund të reduktojë shanset për paraqitjen e sëmundjes, madje edhe te personat më të vjetër se 80 vjeç.
Por, ky nuk është përfitimi i vetëm shëndetësor i pastrimit:
Djeg kaloritë
Edhe pse nuk duken si ushtrime speciale, pastrimi është nga shumë aktivitetet e urryera me të cilat shkrihen kaloritë. Mund të humbni mesatarisht 205 kalori në orë gjatë pastrimit, madje edhe më shumë nëse lëvizni në të vërtetë.
Redukton stresin
Të gjithë e duam ndjenjën e shtëpisë së pastër pa rrëmuja, ndërsa rezultati përfundimtar, njëjtë si edhe vetë procesi mund të reduktojë nivelin e nervozizmit. Në vitin 2013, artikulli i publikuar në revistën “British Journal of Sports Medicine” thekson që njëzet minuta aktivitete, duke përfshirë edhe punët e shtëpisë, redukton shqetësimin dhe stresin për madje 20 për qind. Përndryshe, nëse e dini se ku i keni çelësat e automobilit tuaj, mund të shmangi atë kërkimin e furishëm dhe stresues para së të shkoni në punë.
Ndihmon te alergjitë
Sulmet tuaja ditore të teshtitjes mund t’i takojnë të kaluarës. Me pastrimin e shtëpisë nga merimangat mund të përmirësoni ose shmangni alergjitë dhe alergjinë e polenit në përgjithësi. Fshirja e shpeshtë me fshesë elektrike, larja e enëve dhe e perdeve, pastrimi i lavamanit dhe frigoriferit dhe fshirja e pluhurit nga mobilet janë mënyrat më të mira për të kontrolluar alergjitë. Pastrimi pranveror është kohë e përkryer që të arrini edhe deri te ato qoshe, të cilat përndryshe rrallë i arrini. Investimi i kohës tani do t’ju kursejë nga dhimbja e kokës (dhe e kruara, sytë të skuqur) më vonë.
Përmirëson koncentrimin
Derisa aftësia jonë për të kryer më shumë punë sot është më e mirë se asnjëherë, shtëpia lëmsh dhe e parregullt mund t’u largojë vëmendjen edhe të më të fokusuarve. Pa grumbullin e pafund të letrave, rrobave të ndotura dhe shportës me gjëra të panevojshme, do të keni mundësi më të madhe që të fokusoheni në detyrën që e keni. Hapësira e pastër e punës po ashtu ju mundëson që më mirë të përcaktoni prioritetet, sepse jeni në mundësi të shikoni atë që është e rëndësishme pa pasur nevojë të merreni me rrëmujën që ju rrethon.
Është ventilim për zemërimin
Të gjithë nganjëherë kemi nevojë të shfryjmë, por në vend që të shfryhemi te njerëzit rreth vetes, më së miri është ta bëjmë në merimangat. Pastrimi është mënyrë produktive e lirimit të zemërimit dhe frustrimit, për ç’arsye disa njerëz marrin fshesën elektrike pas ditës së gjatë në punë apo pas grindjes së rëndë. Përballimi me zemërimin në këtë mënyrë parandalon edhe t’i themi gjërat apo t’i bëjmë gjërat të cilat nuk do të duhej t’i bëjmë.
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...