Organizata Joqeveritare YAHR, ka bërë një monitorimi të të gjitha super marketeve që veprojnë në komunën e Lipjanit dhe ka vërejtur se janë duke u keq përdorur rritja e TVSH-ë nga 16% në 18% në artikujt ushqimor.
Gjatë monitorimit të artikujve të ndryshme ushqimor kemi hasur në rritje të artikujve nga 5% deri në 10% , që është dashur në fakt të bëhet rritja vetëm 2 %. Si shembull kemi një artikull që ka kushtuar 2 euro tani kushton 2.10 apo 2.15 euro , që këtu nuk kemi rritje për 2%, por kemi rritje nga 5-7.5 %.
Andaj, organizata YAHR kërkon nga ana e kompanive të ndryshme tregtare që të mos e shfrytëzojnë rastin që në emër të rritjes së TVSH-së ti ngritin çmimet dhe në këtë formë të ndikojnë në varfërimin e shportës së qytetareve, edhe ashtu mjaftë të varfër deri më tani./lajmi.net
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb