Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se Shtetet e Bashkuara e kanë ndryshuar politikën ndaj dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, por nuk pritet të tërheqin njohjen ndaj Kosovës.
Shefi i diplomacisë serbe, Daçiq, tha në një televizion serb se nuk është gjithçka “bardh e zi” dhe se, sipas tij, më e rëndësishmja është se Serbisë po i hapen dyert për dialog.
“Ata [SHBA] nuk do të ndryshojnë politikën në aspektin e njohjes së Kosovës, por nuk është gjithçka bardh e zi. Nuk pres që do të përfundojë gjithçka në këtë mënyrë, kur bëhet fjalë për ushtrinë e Kosovës. Gjëja më e rëndësishme është se po hapen dyert për dialog, sepse para disa muajsh, Shtetet e Bashkuara kishin një qëndrim se nuk kishte për çka të flitej”, tha Daçiq, duke folur për procesin e formimit të ushtrisë së Kosovës, përcjell Telegrafi.
Daçiq gjithashtu komentoi letrën e ish-ambasadores amerikane në OKB, Nikki Haley, dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, përmes së cilës kërkon tërheqjen e UNMIK-ut nga Kosova.
“Amerika mund të shkruajë sa të dojë, por nuk ka ndryshim të Rezolutës 1244 derisa të mos pajtohet për këtë Këshilli i Sigurimit. Meqenëse nuk ka konsensus, kjo nuk do të ndodhë”, tha Daçiq. /Telegrafi/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën