Policia e Shtetit ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme Redi Popeskun, pronarin e barit në ish-Bllok, ku ndodhi edhe përplasja e rëndë me armë, në të cilën mbetën të vrarë Fabiol Gaxha, bodiguard i Ervis Martinajt, si dhe u plagos ky i fundit, bashkë me shtetasin Eljon Hate.
Popesku ishte i pranishëm gjatë përplasjes me armë në ambientet e lokalit në pronësi të tij dhe u shoqërua në polici për t’u marrë në pyetje dhe për të dhënë versionin e tij të ngjarjes.
Megjithatë mbrëmjen e djeshme ai kë përfunduar në pranga, pasi këtë herë akuzohet për prishje të provave dhe dëshmi të rreme, me qëllim fshehjen e ngjarjes.
Më datë 4 tetor, në barin e Redi Popeskut në ish Bllok ndodhi një përplasje me armë, ku pjesëtari i Forcave Komando, Mervjol Billo qëlloi dhe vrau shtetasin Fabjol Gaxha, si dhe plagosi Ervis Martinajn, një emër i njohur për policinë, dhe Eljon Haten.
Policia ka ngritur pista të shumta hetimi, për të zbardhur këtë ngjarje, ndërsa aktualisht ka arrestuar shtetasit Ervis Martinaj dhe Eljon Hate, ndërsa ka shpallur në kërkim komandon Mervjol Billo dhe Ervin Matën. /TCH /
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...