Ai ka thënë se duke u bazuar në studimet të cilat tregojnë se 30 për qind e ndotjes së ajrit në Kosovë vjen nga veturat, këtë vit do të përcaktohen saktë ndotësit e ajrit në vend përmes një projekti japonez.
Ndërkaq, Matoshi për Ekonomia Online ka përmendur disa nga faktorët që po ndikojnë në ndotje të ajrit.
“Unë dëshiroj që ky ligj të mos kalojë në Kuvend dhe deputetët që të mos e mbështesin këtë ligj. Mosha mesatare e veturave në Kosovë sillet rreth 20 vite të vjetra, kemi rreth 400 mijë vetura që qarkullojnë nëpër rrugët e Kosovës. Njëkohësisht ftoj edhe deputetët që edhe ata të shtojnë presionin që të kemi një kontroll më rigoroz të cilësisë së derivateve të naftës dhe po ashtu një kontroll më të rreptë në kontrollin teknik për vetura që kur regjistrohen shkojnë me kryer kontrollimin teknik, të matet saktë emetimi i gazrave që ato lëshojnë në ajër”.
“Ne e kemi thënë edhe në të kaluarën, po e përsërisim edhe tash që moszbatimi i kontrollit të rreptë të cilësisë së derivateve të naftës është një prej problemeve që e detyron Ministrinë që ta mbrojë këtë qëndrim që e kemi tash. Po ashtu moszbatimi i udhëzimit administrativ për kontrollin teknik të automjeteve për kontrolle teknike është çështje tjetër që ne po ashtu na detyron që të qëndrojmë në këtë mos ndryshim të ligjit, që të mos lejojmë importim të veturave të vjetra në Kosovë”.
“Një studim shumë profesional do ta kemi në javën e parë të nëntorit, të cilin po e bënë një program i qeverisë japoneze ‘Xhajka’, që do të përcaktojë saktë ndotësit kryesorë të ajrit në vend dhe konform kësaj pastaj edhe veprimet tona mund të, ose qëndrimet tona si ministri mund të ndryshojnë. Por në këtë moment ne jemi të obliguar që për shkak të cilësisë së ajrit sidomos në stinën e dimrit në Kosovë të qëndrojmë prapa vendimit që veturat më të vjetra se 10 vite mos mund të importohen në Kosovë”.
Ministri është shprehur mosbesues se gjendja e ajrit në Kosovë mund të përmirësohet këtë vit.
Madje ai thotë se edhe për një kohë më të gjatë ndotja e ajrit në Kosovë do të vazhdojë të ndodhë, pasi sipas tij, sidomos periudha e dimrit e vështirëson gjendjen e ajrit për shkak të ngrohjes nga amvisëritë me thëngjill, veturave dhe ndotësve të tjerë.
“Unë jam i vetëdijshëm që gjatë këtij dimri nuk do ta kemi ajrin e mirë në Prishtinë, sidomos në Prishtinë. E di që nuk do të ndodhë edhe vitin tjetër sepse kjo nuk është një sfidë disa mujore, një vjeçare ose dy vjeçare, është një sfidë pak më e madhe”.
“Ne do të punojmë shumë me Komunën e Prishtinës në krijimin e hapësirave të gjelbra, pastaj të krijohen mundësi sa më të mëdha, sa më të shumta për përdorim të transportit publik, do të kërkojmë edhe ndihmën dhe mbështetjen e qytetarëve që të mos përdorin makina në, sidomos në atë periudhën kur smogu është përmbi Prishtinë dhe ajri nuk ka qarkullim, nuk ka lëvizje”.
“Të gjitha gazrat që lirohen qoftë nga termocentralet, qoftë nga veturat ose djegiet tjera që përdoren për ngrohje nga amvisëritë, nga të tjerët, është ajo periudha disa javore që përfshinë Prishtinën dhe në këtë rast, në këto situata, ne edhe mund të marrim vendime për një afat të shkurtër, por po ashtu do të kërkojmë edhe mirëkuptim dhe mbështetjen e secilit qytetar që të jap kontributin e vet për të ruajtur cilësinë e ajrit”.
Krahas vendimit për ndërprerje të përdorimit të thëngjillit në institucione shkollore, Ministri i MMPH-së thotë se tashmë është i gatshëm edhe vendimi për një ndërprerje të tillë nga institucionet publike.
Ai tha se kjo do të ndodhë pas sqarimeve shtesë lidhur me propozim vendimin e kërkuar nga Qeveria e Kosovës, që sipas Matoshit, do të paraqiten në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë.
“Njëjtë tash jemi përpara vendimit për të ndaluar përdorimin e thëngjillit nëpër institucione publike. Besoj që kjo do të ndodhë javën e ardhshme. Qeveria ka kërkuar edhe disa sqarime shtesë lidhur me propozim vendimin që ne i kemi dërguar. Po punojmë që t’ua dërgojmë edhe sqarimet shtesë dhe shpresoj që në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë të merret edhe ky vendim”.
Ministri ka thënë se qytetarët e Kosovës do të mund ta përcjellin gjendjen e cilësisë së ajrit përmes softuerit, për të cilin ka thënë se do të bëhet një investim i madh, raporton EO.
“Po ashtu, sivjet kemi të instaluar softuerin, sepse kemi qenë të detyruar që të përcjellim gjendjen e cilësisë së ajrit edhe nga ambasadat këtu. Tani në kohë reale, qytetarët mund të jenë të informuar në çdo moment përmes softuerit të Ministrisë që e kemi bërë në bashkëpunim me Komisionin Evropian, gjendjen e cilësisë së ajrit në vend”.
“Po ashtu në këtë fushë, kemi një investim shumë të madh me MSS, që do të jetë projekt rreth 5 milionë dollarë për të siguruar paisjet edhe softuerët edhe pajisjet për të matur cilësinë e ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë