Lirohet miliarderi i rrëmbyer

23:43 | 20 Tetor 2018
Arbresh.info

“Unë jam kthyer në shtëpi i sigurt,”-tha miliarderi në një postim në Twitter nga llogaria e kompanisë së tij METL Group.

Miliarderi i rrëmbyer i Tanzanisë, Mohammed Dewji, është liruar vetëm 10 ditë pasi u kap nga njerëz të armatosur në qytetin e Dar es Salaam.

“Unë jam kthyer në shtëpi i sigurt,”-tha miliarderi në një postim në Twitter nga llogaria e kompanisë së tij METL Group.

Nuk është e qartë nëse 43-vjeçari është liruar apo u paguan para për lënien e tij të lirë.

Dewji u rrëmbye nga persona të armatosur në Hotel Colosseum në fillim të 11 tetorit, ndërsa po shkonte në palestër për të bërë stërvitje.

Familja e tij kishte ofruar një shpërblim prej 440.000 dollarë për çdo informacionin që do çonte në shpëtimin e tij.

Sipas Forbes, Dewji ka një pasuri prej 1.5 miliardë dollarë dhe është miliarderi më i ri në Afrikë.

Ministri i mjedisit i Tanzania Jan Makamba, tha se rrëmbyesit e kishin braktisur Dewjin në një fushë pranë klubit Gymkhana në Dar es Salam.

Miliarderi raportohet të jetë në shëndet të mirë, por ka plagë në duar dhe këmbë për shkak të prangave.

Dewji shërbeu si deputet në partinë qeverisëse të Tanzanisë për një dekadë deri në vitin 2015.

Më pas iu rikthye biznesit të tij familjar.

Kompania e tij, MeTL, prodhon tekstile, bluan miell, prodhon pije dhe vajra ushqimorë në të paktën gjashtë shtete afrikane.

Në 2016, manjati premtoi se do dhuronte të paktën gjysmën e pasurisë së tij për bamirësi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme