Tre persona nga Shqiperia janë arrestuar gjatë një aksioni të policia italiane, pasi u kapën në flagrancë duke vjedhur një apartament në zonën e Algelato, në Itali.
Sipas mediave italiane ,të arrestuarit shqiptarë janë të rinj të moshës 26, 21 dhe 25 vjeç dhe dhe dyshimet paraprake të policisë janë se ata janë pjesë e një bande te specializuar në vjedhjen e banesave.
Ndërkohë, ende nuk bëhen të ditur identitetet personave por mësohet se gjatë kontrolleve të kryera policia italiane u ka gjetur disa sende me vlerë si unaza, çanta, varese dhe një sasi eurosh të cilat dyshohet se i kishin përvetësuar përmes aktivitetit të vjedhjes.
Mësohet se ata kishin hyrë në katin e parë të një banese dhe më pas policia ka rënë në gjurmët e shqiptarëve, duke kryer edhe arrestimin e tyre.
Pas kontrolleve të kryera, shqiptarëve iu janë gjetur sendet e vjedhura si çanta, një sasi eurosh si dhe mjetet të tjera, të cilat i përdornin për të vjedhur e grabitur banesat në shtetin fqinj. Bëhet e ditur ndërkohë se policia italiane vijon hetimet për dokumentimin e plotë të aktivitetit të tyre, ndërsa dyshohet se ata prej kohësh e kryenin këtë aktivitet kriminal në Bolonjë, dhe në disa qytete të tjera.
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’