Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në anëtarësimet e reja të Partisë Socialiste në Kamëz, deklaroi se do të bllokohen të gjitha bastet “online”, përfshi edhe kompanitë e huaja.
“Opozita thotë se vëllai im do të mbajë bastet, por e vërteta është që do të mbyllen që të gjitha dhe po bëjmë përgatitje për të bllokuar edhe bastet “online” që janë jashtë shtetit. Janë miliona që i merr lumi. Do të shikojmë se si do të realizohet kjo gjë”, u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë, më 15 tetor, u dërgoi një mesazh anëtarëve të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, ku siguron se bastet do të mbyllen në 31 dhjetor dhe nuk do të ketë asnjë “monopol online”.
“Kanë nisur t’ju çojnë lumenj mesazhesh nëpër telefona kundër mbylljes së basteve! Janë të orkestruara nga burgu e nga llagëmet e atyre që fshihen pas kompanive, prandaj mos e vrisni mendjen dhe mos dëgjoni as shpifjen për “monopol online” sepse s’do të ketë asnjë lloj monopoli”, ka thënë Rama./tch/
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...