Enca feston ditëlindjen e shtrirë në shtratin me petale trëndafilash

19:15 | 20 Tetor 2018
A. B.

Enca Haxhia këngëtarja e njohur shqiptare dje festoi ditëlindjen.

Ajo dje i mbushi plot 23 vjet, ndërsa festoi deri në orët në qytetin e dashurisë, shkruan portali arbresh.info

Këngëtarja kishte udhëtuar në Paris për ta festuar ditëlindjen bashkë me shoqërinë dhe njerëzit e saj më të afërt.

Enca gjatë natës së mbrëmshme u befasua në dhomën e hotelit luksoz ku po qëndron me trëndafila, buqeta në të gjitha këndet e dhomës, dhurata të shtrenjta dhe shampanjë.

Ndërsa pas përfundimit të ditëlindjes së saj të ëndrrave , Enca falënderon personat që ia bënë këtë ditë të paharruar.

‘Kisha ditëlindjen më të mrekullueshme. Faleminderit të gjithë atyre që që ma zbukuruan këtë ditë. Ndihem e bekuar’, ka shkruar Enca përbri fotos./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme