Cristiano Ronaldo shkruan historinë me golin e fundit

19:00 | 20 Tetor 2018
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo ka shkruar historinë me golin e fundit duke u bërë lojtari i parë në top pesë ligat evropiane që ka shënuar 400 gola.

Sulmuesi portugez gjeti sërish portën në ndeshjen e pasdites së sotme (e shtunë) të Juventusit kundër Genoas duke realizuar golin e tij të pestë në Serie A brenda nëntë paraqitjeve, shkruan portali arbresh.info.

Në rast se i shtojmë këto te 311 golat që ka shënuar në La Liga te kampioni evropian Real Madridi dhe 84 të tjera që ka shënuar në Premierë Ligë për Manchester United gjatë kohës së tij, totali i tyre prek shifrën prej 400 golave.

Atij i janë dashur 497 ndeshje në këto tri liga të ndryshme për të arritur këtë shifër.

Pas tij gjendet superylli dhe i rivali i tij i përbetuar – Lionel Messi me 389 gola, shifër të cilën e ka arritur brenda 426 ndeshjeve.

33-vjeçari realizoi me lehtësi sonte derisa po zhvillohej minuta e 18′ e ndeshjes në stadiumin Allianz kundër Genoas.

Pasi kaloi dy futbollistë të skuadrës mysafire, Joao Cancelo bëri një goditje të fuqishme drejtë portës, por ajo u ndërpre nga barrikada e skuadrës nën udhëheqjen e trajnerit Ivan Juric dhe topi kaloi te sulmuesi portugez që paraprakisht ishte në kërkim të tij.

Ish ylli i Real Madridit me një goditje të lehtë futi topin në rrjetë mes këmbëve të sulmuesit Krzysztof Piatek, i cili tentoi ta bllokonte atë, duke zhbllokuar shifrat për 1 me 0./arbresh.info/

Shikoni më poshtë golin nga Ronaldo:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme