Eksperti i çështjeve të sigurisë, Ramadan Qehaja, kalimin e tri projektligjeve për ushtrinë në Kuvendin e Kosovës e sheh si hap shumë pozitiv.
Sipas tij, transformimit të FSK-së në ushtri “dritën e gjelbër” ia ka dhënë Departamenti Amerikan i Shtetit.
“Ne kemi bërë çmos që kjo çështje të rregullohet me ndryshime kushtetuese, mirëpo kjo gjë nuk ka qenë e mundur assesi. NATO-ja këtë gjë e di, mirëpo për të na kuptuar neve më së miri ka qenë Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili dha dritën e gjelbër që kjo çështje të ec para”, ka thënë Qehaja, për “Zëri”.
I tërë procesi i ushtrisë, sipas Qehajes, ndonëse ka ende shumë punë do të përfundojë deri në nëntorin e këtij viti.
“Mendoj që rreth 20 nëntorit të këtij viti do të ndodhë edhe leximi i dytë në Kuvendin e Kosovës dhe atëherë ligjet do të hyjnë në fuqi. Tashmë është hapur dera që ne të fillojmë ta ndërtojmë Forcën e Sigurisë së Kosovës me kondita të reja. Pra edhe kjo sfidë do të kalohet në muajin e ardhshëm, kurse në vitet që na presin duhet të fillojmë me ndërtimin e kësaj force me detyra të reja”, ka thënë Qehaja.
Me 96 vota për dhe asnjë kundër, javën e kaluar Kuvendi i Kosovës ka kaluar projektligjin e tretë për transformimin e FSK-së në ushtri, ai për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Në atë seancë u votuan të tri projektligjet për transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës por pa ndërruar emrin e kësaj të fundit.
Këto projektligje kanë kaluar në lexim të parë në Kuvendit e Kosovës, përderisa pas disa javëve pritet që të sillen në Kuvend edhe për lexim të dytë.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?