Jo vetëm këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, është vënë në qendër të mediave, kjo pasi shpesh vëmendje të madhe kanë rrëmbyer edhe familjarët e saj.
Motra e saj e madhe, Elena Ora, është gjithashtu një emër mjaft i njohur për publikun, kjo pasi tash e sa kohë ajo kryen detyrën e menaxheres së Ritës.
Elena sot (e shtunë) feston ditëlindjen e saj, dhe me këtë rast urimet dhe befasitë e shumta për të nuk kanë munguar.
(Rita dhe Elena Ora (Foto Rita Ora/Instagram)
Rita vendosi që t’i bëjë asaj një dedikim emocional në rrjetin social Instagram, ndërsa ka publikuar një sërë fotografish nga fëmijëria e tyre.
Fotografitë në fjalë tregojnë dëshirën e dy motrave për t’u bërë pjesë e aktiviteteve muzikore që kur ishin të vogla.
Rita Ora (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)
Disa nga imazhet në fjalë janë realizuar edhe në Kosovë.
“Shoqja ime më e mirë, shoqëruesja ime, partnerja ime, partnerja ime në biznes, mendja ime dhe sigurisht motra ime! Kjo është një e madhja. Jam kaq krenare me ty. Urime ditëlindjen Elena Ora, ti legjendë absolute. Tani le të bëhemi rrëmujë sonte”, ka shkruar Rita në Instagram.
https://www.instagram.com/p/BpJyFctnG6v/?utm_source=ig_embed
Ndërkohë pëlqimet dhe urimet e shumta nga ndjekësit e Ritës nuk kanë munguar.
Rita dhe familja e saj u shpërngulën nga Kosova në Londër, kur Rita ishte vetëm një vjeçe, dhe ishte kryeqyteti britanik vendi ku Rita do të fitonte famën si këngëtare me renome ndërkombëtare./telegrafi
Rita Ora (Foto: Stuart C. Wilson/Getty Images/Guliver)
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...