AS Roma dhe Spali kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre pasditen e sotme (e shtunë).
Dy skuadrat italiane kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në kuadër të xhiros së nëntë në Serie A, shkruan portali arbresh.info.
Spali do të përballet me një detyrë tepër të vështirë për të rikthyer gjërat në favor të tyre në kampionatin italian kundër AS Romas, një skuadër të cilën ata e kanë mposhtur vetëm një herë gjatë 16 ndeshjeve në udhëtim kundër tyre (një fitore, gjashtë barazime, nëntë humbje).
Rina shkoi në pushime ndërkombëtare me katër fitore radhazi brenda të gjitha kompeticioneve duke shënuar 14 gola dhe duke pranuar vetëm një gjatë kësaj periudhe. Tri fitore radhazi në Serie A me dy ndeshje me portë të pastër, i kanë vendosur ata në pozitën e gjashtë në tabelë me vetëm katër pikë larg pozitës së dytë.
Në shtëpi, Roma vazhdon të jetë e pamposhtur në katër ndeshje (dy fitore, dy barazime) duke shënuar 12 gola brenda tyre. Në fakt, ata janë të pamposhtur në tetë ndeshje në shtëpi brenda të gjitha kompeticioneve (shtatë fitore, tri barazime) duke realizuar mesatarisht tri gola për ndeshje.
Nga ana tjetër, Spali ka humbur tri nga katër ndeshjet e fundit duke shënuar vetëm dy gola. Ata në formë tradicionale janë të dobët para portës në ndeshjet si mysafirë.
Takimi mes tyre zhvillohet në stadiumin Olimpico duke filluar nga ora 15:00./arbresh.info/
Formacioni i Romas: Olsen; Florenzi, Fazio, Marcano, Lu. Pellegrini; Nzonzi, Cristante; Under, Lo. Pellegrini, El Shaarawy; Dzeko
Formacioni i SPAL’it: Gomis; Cionek, Vicari, Bonifazi; Lazzari, Everton Luiz, Schiattarella, Missiroli, Costa; Petagna, Paloschi
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...