Jose Mourinho thotë se nuk është i lumtur me trajtimin që ka marrë nga mediat në Manchester United, por thekson se do të vazhdojë të përballet vet me ato duke mbrojtur lojtarët.
Para fitores dramatike 3 me 2 të United kundër Newcastles, një raport nga ‘Daily Mirror’ pretendoi se trajneri portugez do të shkarkohej pavarësisht rezultat të atij takimi, transmeton portali arbresh.info.
Mourinho pranoi se këto spekulime ishin duke shpërqendruar skuadrën, por ai thotë se është përgjegjësia e tij për të tërhequr vëmendjen e lojtarëve të tij nga raporte të tilla.
“Mendoj se lojtarët në atë vikend, nuk kanë fjetur në hotel, të gjithë qëndruan në shtëpitë e tyre dhe mendoj se kur u zgjuan në mëngjes, nga ajo që kanë lexuar, sepse ata lexojnë dhe ndjekin rrjetet sociale, unë mendoj se koha para ndeshjes nuk ishte e lehtë për ata”, ka thënë Mourinho për ‘Sky Sports’.
“Ajo se çfarë mund të bëjë është t’iu them atë se çfarë vazhdimisht iu them: është problemi im, unë mund të përballem me këtë sepse unë jam personi dhe t’iu them të shijojnë futbollin në mënyrën që bënë kundër Newcastles në pjesën e dytë”
55-vjeçari pranoi po ashtu se ai është i pakënaqur me trajtimin e tij në klub.
“Jo, unë nuk jam i lumtur”, shtoi Mourinho. “Sinqerisht nuk jam i lumtur. Por, nëse dikush duhet të jetë personi [që kritikohet], preferoj të jem unë sesa lojtarët e mi”
“Po, kjo më shqetëson mua sepse edhe unë jam një njeri ashtu siç jeni edhe ju”
Manchester United po përballet me Chelsean këtë të shtune në kuadër të xhiros së nëntë në Premierë Ligë./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...