Lajmet e shumta për agjencionet turistike të cilat po mashtrojnë qytetarët, dalin të jenë të vërteta.
Ankesa të shumta të qytetarëve për agjencione të ndryshme, të cilat po ua marrin parat ndërsa nuk po e kryejnë punën e tyre siç duhet, po hasin në veshë të shurdhër.
Një rast i tillë i ka ndodhur edhe një qytetari nga Kosova, i cili kishte rënë pre e një agjencioni turistik nga Shqipëria.
Qytetari në fjalë ka treguar për portalin Arbresh.info se kishte bërë një rezervim në agjencionin ‘Albanian Exclusive Tour’ në Sarandë.
Ai ka thënë se rezervimin e ka bërë për tetë ditë dhe me agjencionin në fjalë kishte komunikuar përmes emaileve. Rezervimi ishte bërë për një vilë për datat 04.08.2018 deri më datën 12.08.2018.
Agjencioni ‘Albanian Exclusive Tour i kishte thënë qytetarit se duhet të paguaj një pjesë të shumës thënë më mirë gjysmën e shumës njëherë e pastaj pjesën tjetër pasi të arrij në vendin ku kishtë bërë rezervimin. Madje ky agjencion ia kishte dërguar fotografitë e viles në email qytetarit duke i thënë se vila dukej ashtu siç e kishte kërkuar.
Kështu qytetari i cili ishte ndarë i kënaqur me fotografitë që kishte parë, ka paguar gjysmën e shumës apo 1800 euro, e që pjesën tjetër do ta paguante pasi të arrinte në vilë.
Mirëpo, çdo gjë doli të jetë mashtrim, pasi që kur ky qytetar kishte shkuar në vilen të cilën e kishte rezervuar, asgjë nuk dukej sikurse në foto. Vila nuk ishte ashtu siç e kishte kërkuar dhe fotot ishin mashtrim.
Qytetari kishte qëndruar vetëm një natë në vilë dhe të nesërmen ishte kthyer në shtëpi. Mirëpo pas kthimit kishte komunikuar me agjencionin ‘Albania Exclusive Tour’ dhe i kishte treguar që nuk ishte ndarë i kënaqur me vilën, pasi që nuk ishte e njëjta që ai kishte kërkuar dhe që ia kishin paraqitur në foto.
Dhe pasi që nuk kishte qëndruar më shumë se një natë ai kishte kërkuar kompensimin e mjeteve për tri netët tjera për të cilat kishte paguar.
Agjencioni ‘Albanian Exclusive Tour’ i kishte thënë këtij qytetari t’i dërgonte llogarinë që të shohin për kompensimin e mjeteve. Mirëpo një gjë e tillë nuk kishte ndodhur dhe nuk ka ndodhur ende.
Ky qytetar ka thënë për portalin Arbresh.info se i kishte kontaktuar shumë herë agjencionin në fjalë por që nuk ia kishin kthyer emailin, e as nuk ia kishin hapur telefonin.
Portali Arbresh.info ka kontaktuar agjencionin ‘Albanian Exclusive Tour’ të cilët kanë hapur telefonin por që nuk janë përgjigjur në pyetjet për këtë rast. Madje ky agjencion nuk është përgjigjur as në emalin që portali Arbresh.info i ka dërguar.
Po ashtu Arbresh.info ka kontaktuar edhe me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, për të ditur se cilat janë masat që ndërmerren ndaj këtyre agjencioneve të cilat po grabisin turistët, se a i mbikqyrin këto agjencione. Ndër të tjera i është sqaruar edhe rasti me agjencionin ‘Albanian xclusive Tour’. Mirëpo kjo ministri nuk ka kthyer përgjigje portalit.
Edhe njëherë duket se po vërtetohet e agjencionet në Shqipëri janë duke mashtruar qytetarët, e që nga Kosova ka raste të shumta. Mirëpo këtyre qytetarëve nuk po u del askush në mbrotje dhe se ankesat e tyre nuk po i dëgjon askush./Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...