Ministri i Punëve të Jashtme: Një arritje e jashtëzakonshme për Maqedoninë Veriore

11:02 | 20 Tetor 2018
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, e ka vlerësuar si arritje të jashtëzakonshme votën e Kuvendit të Maqedonisë, për t’u hapur rrugë ndryshimeve kushtetuese.

“Një arritje e jashtëzakonshme për Maqedoninë Veriore, ratifikimi i Marrëveshjes historike me Greqinë. Perspektiva e Maqedonisë Veriore në NATO dhe BE do të thotë siguri dhe stabilitet për gjithë rajonin. Urime në veçanti shqiptarëve që me votë masive treguan seriozitetin e rreshtimit euroatlantik”, ka shkruar Pacolli.

Urime për shtetin fqinj kanë dërguar edhe liderë të tjerë kosovarë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme