Google ADS

​Mbahet ecja tradicionale kundër kancerit të gjirit

08:20 | 20 Tetor 2018
Arbresh.info

Me moton “Zbulim i hershëm – mbijetesë”, organizohet ecja tradicionale kundër kancerit të gjirit.

Për herë të njëmbëdhjetë me radhë, sot në orën 12:00 para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, do të fillojë ecja tradicionale që synon ndërgjegjësimin e shoqërisë për rrezikun nga kanceri i gjirit.

“Qëllimi i këtij manifestimi është të bëjë ndërgjegjësimin e shoqërisë për rrezikun nga kanceri i gjirit dhe krijimin e kushteve më te mira për zbulimin e hershëm dhe trajtimin optimal të kësaj sëmundje në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta/Vita”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme