Google ADS

Arabia Saudite: Jamal Khashoggi vdiq pas një përleshje brenda konsullatës

00:37 | 20 Tetor 2018
Trina Galanxhi

Arabia Saudite ka konfirmuar se gazetari Jamal Khashoggi ka vdekur pas një përleshje masive që ka shpërthyer brenda konsullatës saudite në Stamboll.

Rreth 18 zyrtarë saudite janë identifikuar në lidhje me rastin, transmeton portali arbresh.info

Mbreti Salman i Arabisë Saudite ka shkarkuar ndihmësin e sekretarit Ahmed Assiri dhe këshilltarin e gjykatës mbretërore Saud al-Qahtani lidhur me vdekjen e gazetarit të njohur.

Të dyshuarit lidhur me vdekjen e gazetarit do të mbahen përgjegjës dhe do të sillen para drejtësisë, tha avokati i Arabisë Saudite.

Prokurori publik tha se Jamal Khashoggi vdiq pas përleshjes me disa persona që i takoi brenda konsullatës.

Në anën tjetër, Turqia ka deklaruar se Jamal Khashoggi është vrarë në mënyrën më mizore, duke theksuar se ata tanimë posedojnë edhe video inxhizime në të cilat dëshmohet se gazetari i njohur është masakruar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme