Real Madridi thuhet se është i përgatitur për të shitur Marco Asension duke alarmuar gjigantët në Premierë Ligë – Liverpoolin dhe Chelsean.
22-vjeçari nuk ka arritur të impresionojë te ‘Los Blancos’ deri tani këtë sezon, gjë që ka qenë pikënisje e një zjarri për trajnerin e ri Julen Lopetegui, transmeton portali arbresh.info.
Shumë presin nga lojtari të shkëlqej këtë sezon dhe të mbush hapësirën e zënë nga Cristiano Ronaldo me largimin e tij nga Juventusi. Por, bazuar në gazetën spanjolle ‘Marca’, nëse ndonjë klub paguan çmimin prej 100 milionë euro të tij, spanjolli mund të shitet.
Chelsea dhe kampioni francez Paris Saint Germaini besohet të jenë duke monitoruar gjithashtu situatën e tij.
Liverpooli dhe Manchester United më parë kanë qenë duke e vëzhguar atë në Bernabeu dhe nuk do të ishte befasi nëse do të krijohej një “luftë” për shërbimet e tij në janar.
Por, derisa klubi mund të jetë i përgatitur për të lejuar talentin që të largohet, lojtari mund të mos jetë duke kërkuar diçka të tillë, transmeton portali arbresh.info
‘SunSport’ ka raportuar muajin e kaluar se si Asensio ka insistuar se nuk ka dëshiruar asnjëherë largimin nga klubi.
“Nuk kam pasur asnjëherë qëllim të shkojë diku tjetër”, kishte thënë Asensio.
“Ky është sezoni im i tretë. Në këtë mendoj se kam vazhdimësi dhe më shumë rëndësi, jam duke parë përmirësime në performancat që jam duke bërë”
Brenda tetë paraqitjeve deri tani në La Liga, 22-vjeçari ka realizuar vetëm një gol./arbresh.info/
Shqipëri: Kuvendi voton buxhetin për vitin 2025
Vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e zjarreve në bjeshkën e L...
Amad Diallo sjell gëzimin e parë evropian për Man Utd
Hamza planifikon ta themelojë Bursën e Kosovës
Policia arreston tre persona në Argjentinë që mund të kenë l...
Biden u bënë thirrje amerikanëve për qetësi dhe unitet