Një gjendje e rrallë e syve ka ndihmuar gjeniun Leonardo Da Vinçin të bëjë dallimin mes distancës dhe thellësisë të objekteve në sipërfaqet e sheshta.
Da Vinçi, një nga piktorët më të famshëm në botë, kishte eksotropinë me ndërprerje, gjen studimi i botuar në Jama Ophthalmology, transmeton portali arbresh.info
“Duke parë punën e tij, vura re divergjencën e theksuar të syve në të gjitha pikturat e tij”, sqaron autori i studimit, Christopher Tyler, një profesor i kërkimit në Universitetin e Londrës dhe Institutin Kërkimor të Syrit Smith-Kettleëell në San Francisko.
Duke analizuar drejtimine shikimit, Tyler ka zbuluar se në veprat e gjeniut janë treguar shenja të ekzotropisë, me sy që vështronin një kënd të jashtëm.
Jo të gjitha gjashtë veprat ishin vetë-portrete, por Da Vinci specifikonte në shkrimet e tij se çdo vepër portreti e një piktori pasqyron pamjen e piktorit.
Tyler vlerësoi gjendjen e syve duke tërhequr qarqet tek qepallat në çdo pikturë dhe duke matur pozicionet e tyre.
Kur ai ktheu matjet në një kënd, rezultatet treguan se Da Vinçi kishte një tendencë eksotropie. Tyler beson se syri i majtë i Da Vinçit ishte prekur nga kjo gjendje, megjithatë ai shton se duhet shumë punë për të vertetuar.
Exotropia e mos-afrimit të syve prek rreth 1 përind të popullsisë në mbarë botën.
Teknika të ngjashme kërkimore janë përdorur për të provuar se piktorët e tjerë të mëdhenj si Rembrandt, Edgar Degas dhe Pablo Picasso gjithashtu kishin të njejtën gjendje të syve./arbresh.info/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë