Po nëse do të të arrestonin, çfarë do të bëje? Mund të duket absurd, por kjo është pyetja që iu bë Roberto Savianos, nga disa gazetarë francezë përgjatë turneut të tij në Francë.
Shkrimtari ka mbërritur në Francë për të promovuar daljen e romanit të tij të fundit, “Piranhas”.
Ndoshta do të jetë e njëjta karikaturë që është mësuar t’i japë Italisë. Por, nuk mohohet që mënyra sesi Saviano e përshkruan Italinë është gjithashtu perceptimi më i fortë i perëndimorëve për vendin e shkrimtarit.
Nuk befason pra mikpritja që i bëhet Savianos, duke filluar që nga e përjavshmja “Les Inrockuptibles”, e cila e ka cilësuar si “një nga shkrimtarët më të mëdhenj të kohës sonë”.
“Kush është Saviano?” është pyetja që shtron e përjavshmja “Society”. “Popstari më i madh i letërsisë europiane, një shkrimtar i fiksuar pas mitit të tij, apo një njeri i vetëm përballë një Italie në degradim të plotë moral?!”
Romani i botuar nga Shtëpia Botuese prestigjioze “Gallimard” është ngjitur në krye të klasifikimit të librave më të shitur aktualisht në Europë. Për ta nderuar janë organizuar takime në “Maison de la Poesie” dhe në Operan e Bastijës.
“Shikoni Italinë dhe do të kuptoni se çfarë do t’iu ndodhë së shpejti”, ka profetizuar shkrimtari përgjatë takimit me Philippe Ridet, në festivalin e gazetës “Le Monde”, duke përhapur panik në sallë.
Ridet e ka cilësuar si “shkrimtarin italian më të shitur, më të urryer dhe më të pazëvendësueshëm”.
Gjithnjë i shoqëruar me eskortë, Saviano ka marrë ftesa nga shumë VIP-a në Paris, deri te presidenti Emmanuel Macron, i cili në takimin me shkrimtarin e ka pyetur: Atëherë ti je shefi i vërtetë i opozitës? Kur do të kandidohesh?/tch/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...