Zëvendës ministri i FSK-së, Burim Ramadani ka mirëpritur ndryshimet kushtetuese në Parlamentin e Maqedonisë në lexim të parë.
Në një status në rrjetin social facebook ai ka shkruar se Ballkani nuk ka zgjidhje tjetër më paqësore sesa hyrja në NATO.
Sipas tij Kosova do të jetë vendi i 31-të i NATO-s.
Statusi i plotë
Maqedonia në NATO është në interes të sigurisë rajonale. Jam i lumtur për vendimin e Parlamentit të Maqedonisë për ndryshimet kushtetuese.
Ballkani nuk ka zgjidhje tjetër më paqësore sesa hyrja në NATO. Kosova do të jetë vendi i 31-të i NATO-s. Kjo është rruga jonë e përbashkët.
Ndryshe, me 80 vota “për”, asnjë “kundër” dhe “përmbajtur”, ndryshimet kushtetuese në Maqedoni kanë kaluar leximin e parë.
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...