Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini thotë se mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, do të ishte i mirëpritur te ish klubi i tij.
E ardhmja në Old Trafford e mesfushorit fitues të Kampionatit Botëror është vënë në dyshime si pasojë e zënkës publike me trajnerin Jose Mourinho, transmeton portali arbresh.info.
Lexo edhe: Arsenali nis bisedimet me sulmuesin e talentuar të Barcelonës
Raporti i tij me Mourinhon është prishur dukshëm gjatë javëve të fundit dhe francezit madje i është larguar shiriti i zëvendëskapitenit pas barazimit të skuadrës së tij ndaj Wolves në Old Trafford në fillim të këtij muaji.
Barcelona dhe ish klubi i tij – Juventusi thuhet se janë në pozitë më të mirë për të dhënë fund dyshimeve rreth të ardhmes së Pogbas.
Lexo edhe: Valverde: A do të rikthehet Neymar? Nuk e di, do të shohim
Mbrojtësi i Juventusit, Chiellini thotë se ai do të ishte i mirëpritur në rast se mesfushori francez është në kërkim të një klubi tjetër.
“Ne me gëzim do të mirëprisnim atë. Marotta, me aftësitë e tij profesionale dhe aftësitë njerëzore, mund të bëjë gjithçka si një drejtor”, ka thënë ai për gazetën italiane ‘La Stampa’.
Agjenti i tij, Mino Raiola, është i vendosur për të diskutuar të ardhmen e Pogbas me Manchester Unitedin muajin e ardhshëm për të mësuar nëse klubi do të dëshironte të shiste klientin e tij në janar ose në fund të sezonit./arbresh.info/
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...