Google ADS

Ndërron jetë nëna e re që refuzoi kimioterapinë për të shpëtuar vajzën

19:06 | 19 Tetor 2018
Trina Galanxhi

Historia e Gemma Nuttall ka prekur thellë opinionin në Britani. Vajza 29 vjecare humbi betejën 5 vjecare me kancerin e vezoreve.

Por fati i saj mund të kishte qenë ndryshe nëse do të kishte pranuar kimioterapinë që kur u diktua sëmundja.

Cështja është se Gemma atëherë ishte shtatzënë me vajzën e saj, Penelope, ( sot katër vjece), dhe nëse do t`i nënshtrohej trajtimit, fëmija nuk do të mbijetonte dot.

Në fund, ajo e bëri zgjedhjen e saj: zgjodhi vajzën.

Aktorja Kate Winslet, nëna e së cilës kishte kaluar nëpër të njëjtën eskperiencë po në atë periudhe kohe, mblodhi fonde për Gemma-n që kishte nevojë për imunoterapi.

Trajtimi fillimisht rezultoi i suksesshëm. Por sëmundja më vonë u rikthye dhe asistentja dentare, pavarësisht përpjekjeve të mëdha të mjekëve, nuk mundi të shpëtonte.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme