Lionel Messi i shqetësuar që superylli i Barcelonës mund të largohet

18:40 | 19 Tetor 2018
Arbresh Info

Lionel Messi thuhet se është i shqetësuar se një bashkëlojtarët afatgjatë i tij te Barcelona mund të largohet për transferim në MLS.

Derisa vazhdon të ketë vështirësi për të gjetur formën e tij më të mirë, Luis Suarez është përballur shpesh me pyetje përmes raporteve në media që vënë në dyshime të ardhmen e tij, transmeton portali arbresh.info.

Reprezentuesi uruguaian mbush 32 vjeç vitin e ardhshëm dhe ka shënuar vetëm tri gola si dhe ka krijuar katër asistime brenda 11 paraqitjeve në të gjitha kompeticionet deri tani këtë sezon. Kjo duket të jetë një vazhdim i rënies që filloi sezonin e kaluar dhe është e qartë se lojtari po bëhet gjithnjë e më pak efektiv si një lojtar i Barcelonës që udhëheq linjën frontale.

Siç thekson një raport nga gazeta katalunase ‘Sport’, Roberto Firmino i Liverpoolit është emri i fundit që është përmendur si një zëvendësues i Suarezit duke sugjeruar që ndoshta gjiganti katalunas ka nisur të mendoj për opsionet e tij, transmeton portali arbresh.info.

Tani, siç raporton gazeta spanjolle ‘Don Balon’, ish ylli i Ajaxit dhe Liverpoolit mund të largohet për shkak se ka pranuar një ofertë nga MLS dhe Messi thuhet të jetë i shqetësuar që bashkëlojtari i tij afatgjatë mund të mendoj për një sfidë të re dhe do të largohet në fund të sezonit.

Mbetet të shihet nëse kjo do të ndodhë, por fatkeqësisht statistikat tregojnë gjithçka dhe se tani mund të jetë koha që Barcelona të konsideroj zëvendësimin e Suarezit para se të bëhet vonë.

Pas 59 gola brenda 53 paraqitjeve në edicionin 2015/16, Suarez shënoi vitin kaluar vetëm 31 nga 51 paraqitje.

Megjithatë, duke marrë parasysh që mungesa e të qenurit vendimtar para portës është duke pasur një ndikim në përgjithësi, ai ndoshta mund të ketë jetuar ditët e tij më të mira dhe nëse ata dëshirojnë të bëjnë plane për një të ardhme më afatgjate, Barcelona duhet t’i lejoj atij të largohet dhe të gjej zëvendësuesin e tij./arbresh.info/

Të ngjashme