Sarri: Eden Hazard mund ta fitojë Topin e Artë edhe këtu

18:12 | 19 Tetor 2018
Arbresh Info

Maurizio Sarri pretendon se Eden Hazardi mund ta fitoj Topin e Artë duke qëndruar vetëm në klub, pa iu bashkua Real Madridit.

Ylli i “Bluve” është përfolur shumë për transferim në Real Madrid gjatë verës derisa kontrata e tij po afrohet gjithnjë e më afër datës së skadimit, transmeton portali arbresh.info. Marrëveshja e tij aktuale skadon në verën e vitit 2020 dhe Real Madridi është duke rritur interesimin në të për shkak se janë të vendosur për të zëvendësuar superyllin Cristiano Ronaldo.

Hazard zbuloi se Real Madridi është “klubi i tij i ëndrrave” dhe se mund të largohet nëse do dëshironte të fitojë Topin e Artë.

Javën e kaluar ishte thënë në një konferencë për media gjatë detyrës së tij te skuadra kombëtare e Belgjikës se për të fituar Topin e Artë ai duhet të luaj në Spanjë.

“Ndoshta kjo është arsyeja pse dua të shkojë”, ka thënë Hazard me buzëqeshje. I pyetur nëse kjo lëvizje mund të ndodhë në janar, ai tha “Jo”.

Megjithatë, trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, ka thënë se 27-vjeçari mund të realizojë ëndrrën e tij edhe duke qëndruar në Stamford Bridge.

“Sigurisht, Edeni për ne është një lojtar fantastik”, ka thënë fillimisht Sarri. “Do të jetë shumë e rëndësishme për që nëse ai do të qëndrojë me ne, do të jetë vërtetë shumë e rëndësishme”

“Unë mendoj se ai mund të fitoj gjithçka këtu, po ashtu edhe Topin e Artë, pa luajtur në Spanjë”

“Chelsea do të jetë në gjendje për të fituar Ligën e Kampionëve, Belgjika do të jetë e gjendje për të fituar Kampionatin Evropian”

Skuadra nga perëndimi i Londrës do të pret Manchester United këtë vikend, ndeshje që shënon rikthimin e Jose Mourinhos, i cili është në presion të madh këtë sezon./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme