Google ADS

“Do të vdisja në fushë për Gattuson”

11:05 | 19 Tetor 2018
Arbresh.info
Anësori i Milanit, Suso, ka ndezur derbin ‘Della Madonnina’ duke thënë se ka refuzuar dy herë Interin, teksa ka shtuar se është i gatshëm të vdes në fushë për trajnerin Gennaro Gattuso.

24 vjeçari është deklaruar i gatshëm për derbin e javës në Serie A, ku Interi pret Milanin në ‘San Siro’.

Suso në një intervistë për ‘Tuttosport’, ka thënë se ka refuzuar dy herë Interin, dhe se Milani ka qenë zgjidhja e vetme për të.

“Më kanë kërkuar në vitin 2017 dhe madje edhe në verën e shkuar, por kurrë nuk kam menduar për ndryshimin e klubit”, ka thënë Suso për Tuttosport, përcjell ‘lajmi.net’.

“Jam shumë i lumtur që kam qëndruar, jam rritur si lojtar me Gattuson. Është një person për të cilin do të vdisja në fushë, po ashtu një mik për të cilin nuk mund të flisni keq”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme