Mbi 40 infermiere në Maqedoni kërkojnë të kthehen në punë

11:05 | 19 Tetor 2018
Arbresh.info

Në vitin 2006 në Maqedoni u soll ligj nga Ministria e atëhershme e Shëndetësisë me të cilin disa motra medicinale u detyruan të transferohen nëpër firma private.

Ligji parashihte kthimin e tyre serish në institucionet shtetërore shëndetësore, nëse ordinancat në të cilat punojnë do të mbyllen. Në vitin 2017 kur ligji u shfuqizua, këto motra medicinale mbetën pa punë, ndonëse me përvojë disavjeçare.

Të tillë ka edhe mjek të rinj të cilët largohen nga puna për arsye të mbylljes së ordinancave në të cilat punojnë, tha kryetarja e unionit të infermiereve.

TV21 kërkoi qëndrim nga ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në lidhje më këtë shqetësim të infermiereve. Ai thotë se të gjitha do të kthehen në institucionet shtetërore shëndetësore.

“Është bërë ndryshim në ligjin për mbrojtje shëndetësore, ato do të kthehen nëpër institucionet shëndetësore shtetërore pa konkurs. Ligji është në proces në 10 ditët e ardhshme do ta lëshojmë në procedurë”, tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Derisa këto motra medicinale po kërkojnë të kthehen në vendet e tyre të punës, shumë të tjera kanë zgjedhur që të braktisin Maqedoninë, për të punuar në shtetet evropiane. Shumica prej tyre kanë marrë vizë punë për në Gjermani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme