Kuvendi i Kosovës i ka miratuar dje në parim tri projektligjet e propozuara nga Qeveria për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Këto projektligje kanë bashkuar të gjitha partitë parlamentare, përpos Listës Serbe që e ka bojkotuar seancën
Parlamenti i Kosovës dje i ka miratuar në parim tri projektligjet e propozuara nga Qeveria për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Përmes këtyre tri projektligjeve synohet që Forca e Sigurisë së Kosovës të transformohet në një forcë me kapacitete shtesë, duke përfshirë edhe përgjegjësinë e mbrojtjes, por pa ndryshuar emrin e saj.
Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes është miratuar me 101 vota pro dhe asnjë kundër, ai për Forcën e Sigurisë së Kosovës me 98 vota pro dhe asnjë kundër, kurse Projektligji për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës me 96 vota.
Këto projektligje janë mbështetur nga të gjitha grupet parlamentare, përveç deputetëve të Listës Serbe.
Shumica e deputetëve po e trajtojnë këtë transformim si hap përpara drejt formimit të Forcave të Armatosura të Kosovës./zeri/
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...