Google ADS

Gjestet e një personi të dashuruar!

23:26 | 18 Tetor 2018
A. B.

Gjuha e trupit është një tregues i rëndësishëm në një marrëdhenie. Përmes reagimeve të ndryshme ne jemi në gjendje që të kuptojmë nëse partneri na dëshiron ose jo. Sipas shumë studimeve të realizuara në këtë drejtim ekzistojnë disa fakte të ndryshme që zbulojnë nëse ai është shumë i dashuruar me ju!

Më poshtë do të lexoni disa nga gjestet që bën një mashkull i dashuruar:

Luan me flokët tuaj

Gratë luajnë me flokët e tyre kur duan të kënaqin një burrë. Burrat gjithashtu tentojnë të luajnë me flokët apo mjekrën. Ai gjithashtu do të luajë me flokët tuaj. Ji e lumtur sepse ai dëshiron të jetë pranë jush dhe të prekë sa më shumë që të jetë e mundur.

Mban kontakt me sy

Ai që është i dashuruar me ju nuk do të dëshirojë kurrë t’i largojë sytë nga ju. Kjo sjellje është shumë e lehtë të vërehet.

Ngrenë vetullat

Kur burrat ngrenë vetullat në mënyrë të pandërgjegjshme, duke dëgjuar atë që thoni, ai me siguri ju do. Asgjë nuk i zbulon ndjenjat e tyre më shumë se ky gjest i vogël. Kjo ndodh kur diçka e befason apo e pëlqen.

Ai afrohet për të folur me ju

Ju mund të mendoni se është sepse ai nuk ju ka dëgjuar mirë. Por në të vërtetë, kjo ndodh për shkak se ata duan të jenë pranë jush shumicën e kohës, dhe kështu ata duan ta tregojnë atë.

Prek dorën tuaj

Kur flasin, qeshin dhe në të njëjtën kohë ju prekin lehtë dorën ndodh për shkak se duan të kenë një kontakt të drejtpërdrejtë dhe ekspresiv dhe të qëndrojnë me ju.

Ai është vazhdimisht i qeshur

Nëse vini re një buzëqeshje të vazhdueshme nga njëri vesh në tjetrin, është e qartë se ai është i lumtur. Lumturia e tij përqendrohet te ti. Burrat e bëjnë këtë gjest vetëm kur vërtet e pëlqejnë shoqërinë e dikujt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme