Marina turke ka ndaluar të enjten një anije greke, nën akuzën se ka ndërhyrë në kursin e një anijeje turke në Mesdhe. Lajmin e bën të ditur agjencia shtetërore turke “Anadolu”, që nuk jep detaje të tjera mbi ngjarjen.
Turqia, Greqia dhe qeveria turko-greke e Qipros kanë një histori të gjatë përplasjesh në Mesdhe për shkak të pretendimeve territoriale dhe për kontrollin e rezervave të naftës dhe gazit.
Sipas Ministrisë së Jashtme në Ankara, anija turke po kryente kërkime mbi aktivitetin sizmik në juridiksionin turk. Gjithashtu, në komunikatën për shtyp thuhet se Turqia do të vazhdojë të ushtrojë të drejtën e sovranitetit dhe juridiksionit në territorin e saj.
“I sugjerojmë Greqisë që të distancohet nga aktet që mund të shkaktojnë një përshkallëzim të situatës në rajon”, paralajmërohet në komunikatë.
Ndërkohë, burime nga Ministria greke e Mbrojtjes kanë mohuar që mes dy anijeve të ketë pasur një incident, por kanë nënvizuar se mjeti grek vetëm sa po mbikëqyrte aktivitetet e anijes turke. Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, anija ndodhej në një zonë territoriale të pretenduar nga Qipro për të bërë kërkime për hidrokarbure.
Më herët, Turqia kishte shpërndarë një mesazh për të gjitha mjetet detare, se anija e saj do të kryejë kërkime sizmike në Mesdhe nga 18 Tetori deri më 1 Shkurt.
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë