Sezoni turistik 2018, shënoi mbi 300 milonë euro të ardhura më shumë se një vit më parë në buxhetin e shtetit, ndërsa numri i turistëve të huaj që vizituan Shqipërinë gjatë këtij sezoni u rrit me 20% krahasur me vitin 2017.
Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi, u shpreh sot, në aktivitetin përmbyllës të sezonit turistik 2018, që u zhvillua në Durrës, se “ky është viti i parë që kaluan nga frika e sezonalitetit, ku turistët nuk vijnë vetëm në dy muajt e verës, por vetëm në muajin shtator numri i vizitorëve u rrit me 44.6% më shumë se një vit më parë”.
Tani mund të numërojmë muaj të suksesshëm edhe jashtë sezonit të verës, tha ministri, ndërsa shprehu bindjen se, rezultatet e arritura tregojnë që turizmi është kthyer në një shtyllë të fortë të ekonomisë së vendit që gjeneron zhvillim, rritje të ardhurash dhe shtim të vendeve të punës.
Sipas statistikave paraprake zyrtare, tha Klosi, turizmi i këtij sezoni turistik prodhoi mbi 300 milionë euro të drejtpërdrejta në buxhetin e shtetit më shumë se një vit më parë. Pra, para që furnizojnë sektorë të ndryshëm të ekonomisë së vendit dhe gjenerojnë të ardhura për familjet e qytetarëve.
Gjej rastin në këtë takim u shpreh ai, të falenderoj punojësit e Policisë që garantuan siguri maksimale për mbarëvajtjen e një sezoni turistik të suksesshëm, si dhe 12 prefektët në qarqet e vendit, të cilët ndihmuan në organizimin e aktiviteteve në mbështetje të sezonit turistik.
Nga Veriu në Jug të vendit patëm një strukturë turistike shumëfunksionale turistike të mirëmenaxhuar si asnjëherë më parë, deklaroi Klosi.
“Ja dolëm të arrinim siguri në rend, më shumë pastërti territori, siguri ushqimore, siguri jete dhe siguruam mikpritje për vizitorët e huaj, ndryshe nga çdo herë tjetër. Arritëm të reduktonim zhurmat në zonat turistike. Ndërsa sot në bilancin e një sezoni turistik të suksesshëm përgjegjësitë bëhen më të mëdha”, – theksoi ministri.
Këtë vit u rrit me 20% numri i turistëve të huaj, nga 5 milionë jemi në 6 milionë turistë të huaj dhe po vazhdoi me këto ritme, vitin tjetër ky tregues do të rritet në 7 milionë vizitorë. “Sfida jonë e madhe është të kemi 10 milionë turistë të huaj që vizitojnë vendin tonë. Kjo kërkon më shumë përgjegjësi për të punuar që sezoni turistik të mos ketë fund në Shqipëri përgjatë 12 muajve të vitit”, – tha Klosi, në aktivitetin përmbyllës të sezonit turistik 2018.
Moti në Kosovë për këtë të diel
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...