Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka marrë pjesë në konferencën për media të organizuar nga Ambasada e Italisë në Kosovë dhe Misioni i OSBE-së, e mbajtur me rastin e trajnimit për agjencitë e zbatimit të ligjit mbi masat antikorrupsion.
Duke folur për ashpërsimin e luftës kundër korrupsionit, pastrimit të parasë dhe aktiviteteve kriminale të ndërlidhura me to, përveç rritjes së numrit të gjykatësve, prokurorëve dhe stafit profesional, ministri Tahiri përmendi edhe ndryshimet tjera që do të bëhen në sistemin e drejtësisë.
“Gjatë një viti të mandatit, kemi bërë të mundur ndryshimin e bazës ligjore, rekrutimin e prokurorëve të rinj, dhe mund të them me përgjegjësi të plotë, se tash kemi një Prokurori Speciale më funksionale, me një numër më të madh të prokurorëve, dhe jemi duke punuar në vazhdimësi që në një të ardhme shumë të afërt, Gjykata Themelore në Prishtinë ta ketë një departament që do të gjykoj vetëm lëndët e Prokurorisë Speciale, me gjyqtarë special, në mënyrë që këto lëndë mos të shkojnë nëpër gjykata tjera” ka theksuar Tahiri.
Tahiri ka theksuar edhe njëherë përkushtimin për luftimin e korrupsionit, që sipas tij, është njëra ndër pengesat kryesore në rrugën e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.
“Ne si institucione ,qofshim në kuadër të Qeverisë, Parlamentit apo agjencive që zbatojnë ligje, nuk do të lejojmë dhe nuk do të dorëzohemi përpara aktiviteteve dhe grupeve kriminale, që vërtetë mund të cenojnë rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian. Do t’i japim përgjigje në secilin dimenzion të mundshëm, si nga institucionet ligj-zbatuese, ashtu edhe nga politika” ka theksuar ministri Tahiri.
Trajnimi është organizuar në kuadër të kryesisë italiane të OSBE-së të vitit 2018, dhe është udhëhequr nga ekspertë të lartë të Guardia di Finanza dhe sistemit italian të prokurorisë.
Në konferencën për media, ka marrë pjesë edhe Ambasadori Italian në Kosovë, Piero Sardi, shefi i OSBE-së, Ambasadori Jan Braathu, drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli si dhe shefi i njësisë speciale të anti korrupsionit në Guardia di Finanza të Italisë, Gjeneral brigade, Gaetano Luigi Cosimo Scazzeri.
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...