Seanca e Kuvendit të Kosovës po vazhdon me debatin për rishikimin e kodit të procedurës penale të Kosovës, ku u tha se nisma është për lejimin e hetimit, akuzimit dhe gjykimit në mungesë për krimet e luftës.
Deputetja Albulena Haxhiu tha se ka pas pengesa për hartimin e këtij ligji me arsyetimin se është shkelje e të drejtave të njeriut, por ajo përmendi vendet që e kanë të lejuar gjykimin në mungesë siç janë Shqipëria, Çekia, Austria, Belgjika, Kroacia, Finlanda, Hungaria, Suedia, Estonia, Greqia, Rumania, Sllovenia, Zvicra, Franca, Italia, Polonia, Serbia, Spanja, Turqia dhe të tjera.
Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti ka thënë se ne po kërkojmë për ta dënuar dike por edhe në Kosovë ka mjaftueshëm për t’u dënuar.
“Ligji jonë nuk lejon kthimin e shtetasve të Kosovës në vendet ku kanë bërë krimin, ne kemi me qindra qytetarë të Kosovës që kërkohen në vende evropiane dhe janë të lirë në Kosovë. Na kanë vra, dihet ajo punë, na kanë vra, kemi fituar dihet ajo punë”, ka thënë ai.
Kurse, kryetari i VV-së, Albin Kurti ka thënë se Serbia ka shkaktuar dëme dhe si të tilla duhet t’i kompensojë ato, por edhe shteti i Kosovës duhet t’i kërkojë ato.
Kjo nismë është iniciuar nga Lëvizja Vetëvendosje por në fund nuk kishe kuorum për ta votuar.
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...