Përse disa njerëzve ju shfaqen venat në lëkurë?

18:02 | 18 Tetor 2018
Arbresh.info

Venat tona e përfaqësojnë një sistem të mençur të valvolave njëdrejtimëshe të cilat performojnë funksionin e rëndësishëm të bartjes së gjakut me oksigjen nga pjesa e pasme e trupit në zemër.

Normalisht, ne nuk mendojnë shumë për venat derisa të fillojmë t’i shohim duke u shfaqur në lëkurën tonë, transmeton Telegrafi.

Nëse së fundmi kanë filluar t’ju shfaqen venat dhe nuk mund ta zbuloni se përse po ndodh kjo, atëherë mos u brengosni.

Ndonëse shfaqja e venave mund të na tregojë shumë për probleme të caktuara shëndetësore, në shumicën e rasteve ato shfaqen në mënyrë natyrale dhe nuk janë aspak të rrezikshme për shëndetin tonë.

Varësisht nga lloji i lëkurës, venat e dukshme mund të jenë krejtësisht normale

Specialistët e venave thonë se njerëzit me nuancë më të bardhë të lëkurës janë më të prirë të kenë vena të dukshme sesa ata që kanë nuanca më të errëta.

Edhe trashësia e lëkurës mund të jetë një shkaktar tjetër. P.sh., me moshën, shtresa e dhjamit nën lëkurë fillon të hollohet e të hollohet. Kjo është arsyeja se përse vazhdimisht i shohim venat në duart, këmbët dhe pjesët tjera të trupit te personat e moshuar.

Venat bëhen më të dukshme pas ushtrimeve fizike

Shfaqja e venave gjatë stërvitjeve fizike është gjë normale. Kur ju ushtroni, muskujt punojnë, zmadhohen dhe i nxisin venat drejt sipërfaqes së lëkurës duke u bërë ato të dukshme. Pas ushtrimeve fizike, muskujt qetësohen dhe venat bëhen më pak të dukshme.

Shumicës së femrave u shfaqen venat gjatë shtatzënisë

Venat e dukshme janë një çështje me çka ballafaqohen shumica e shtatzënave, por nuk ka asgjë për t’u brengosur këtu. Vëllimi i gjakut të një gruaje shtatzënë është më i lartë sesa i një gruaje që nuk është shtatzënë, ndërkaq venat përpiqen të ballafaqohen me këtë rritje të sasisë së gjakut.

Rrjeti i enëve të gjakut te gratë shtatzënë punon më shumë se zakonisht për ta transportuar vëllimin e rritur të gjakut përgjatë trupit të gruas në mënyrë që ta ushqejë fetusin.

Nëse gjatë shtatzënisë ju janë shfaqur venat e tilla, me siguri se do t’ju largohen pasi ta lindni beben.

Venat e dukshme janë normale nëse keni përqindje të ulët të masës dhjamore

Të pasurit pak yndyrë në trup është një arsye tjetër se përse venat bëhen më të dukshme. Personat e hollë kanë shtresë më të hollë të dhjamit nën lëkurë dhe kjo e fundit nuk mund t’i mbulojë plotësisht venat të cilat shfaqen.

KUR DUHET TA VIZITONI DOKTORIN?

Në shumicën e rasteve venat e dukshme nuk janë problem shëndetësor dhe nuk keni përse të brengoseni për to. Sidoqoftë, nëse shfaqja e venave shoqërohet me simptoma tjera, si dhimbja në gjoks, problemet me frymëmarrje, ulcera afër venave apo ënjtje të venave, atëherë duhet ta vizitoni doktorin sepse mund të jenë shenja të problemeve të ndryshme shëndetësore. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme