E keni lexuar udhëzimin “mos e merr këtë ilaç me lëngun e portokallit” dhe keni menduar përse? Nuk jeni të vetmit. Të paktën 53 ilaçe mund të bëhen më pak efikase nëse konsumohen bashkë me qitron, prandaj, njerëzit që përdorin ilaçe të caktuara duhet të kenë kujdes se çfarë konsumojnë. Portokalli dhe grejpfruti përmbajnë një përbërës që kundërvepron me një enzimë në zorrën e hollë, që është përgjegjëse për absorbimin e thuajse gjysmës së të gjitha ilaçeve. Si rezultat, ky frut mund t’i bëjë ilaçet më të forta ose jo aq të forta sa duhet duke ndikuar në mënyrën si trupi i absorbon ato. Grejpfruti mund të ndikojë seriozisht në mënyrën si ilaçet funksionojnë, sidomos nëse po mjekoheni me ilaçe për tensionin e lartë të gjakut, aritminë kardiake, statinën për uljen e niveleve të kolesterolit ose feksofenadinë për alergjitë. Ju duhet të shmangni grejpfrutin nëse po mjekoheni me këto ilaçe:
Ilaçet për kancerin
• Crizotinib
• Dasatinib
• Erlotinib
• Everolimus
• Lapatinib
• Nilotinib
• Pazopanib
• Sunitinib
• Vandetanib
• Vemurafenib
Ilaçet kundër infeksioneve
• Erythromycin
• Halofantrine
• Maraviroc
• Primaquine
• Quinine
• Rilpivirine
Ilaçet për zemrën dhe enët e gjakut
• Amiodarone
• Apixaban
• Clopidogrel
• Dronedarone
• Eplerenone
• Felodipine
• Nifedipine
• Quinidine
• Rivaroxaban
• Ticagrelor
Ilaçet për ankthin ose sistemin nervor
• Oral alfentanil
• Buspirone
• Dextromethorphan
• Oral fentanyl
• Oral ketamine
• Lurasidone
• Oxycodone
• Pimozide
• Quetiapine
• Triazolam
• Ziprasidone
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...