Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës sot më shumicë unanime kanë miratuar tri-projektligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur të Kosovës.
Pas kalimit të këtyre projekt-ligjeve, Republika e Kosovës gjendet shumë afër formimit të Ushtrisë së saj.
Për këtë votim të sotëm në Kuendin e Republikës së Kosovës, kanë reaguar krerët e shtetit, të cilët kanë thënë se bërja e Ushtrisë forcon edhe më tej shtetësinë e Republikës së Kosovës.
Pa reaguar nuk ka qëndruar as kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Ai reagimin në profilin e tij e ka shoqëruar me një fotografi të komandantit legjendar, Adem Jashari, dhe një tjetër ku shihen ushtarët e FSK-së, shkruan Gazeta Express.
“Lavdi dëshmorëve të Kosovës dhe bekuar qoftë ushtria e sapolindur e Republikës së Kosovës”, ka shkruar kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Në votimin e tri-projektligjeve që u bë sot, nuk kanë marrë pjesë vetëm deputetët e Listës Serbe.
https://www.facebook.com/edirama.al/photos/a.10151850199621523/10156181567871523/?type=3&theater
Kurti: Në qeverisjen tonë, komuniteti egjiptian ka qenë përf...
Asani para ndeshjes me Çekinë: Nuk ka rëndësi kush shënon, t...
Zelenskiy thotë se Ukraina duhet të bëjë gjithçka për t’i dh...
Makina përplas një këmbësor në Elbasan
Lajmi i mirë për Shqipërinë, Gjeorgjia dhe Ukraina ndajnë pi...
‘Turneu i Ndryshimit’ arrin edhe në Istog, Abdixhiku: Si gji...