Talat Xhaferi takohet me anëtarët e grupit punues për marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor

15:48 | 18 Tetor 2018
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, bashkërisht me nënkryetarët Frosina Tashevska Remenski, Vesel memedi dhe Goran Misovski, koordinatorët e grupeve të deputetëve Tomislav Tuntev, Dragan Danev, Agim Shaqiri, Afrim Gashi dhe Teuta Bilalli, si dhe Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, Cvetanka Ivanova, realizuan takim me anëtarët e grupit punues përgjegjëse për raportet e Bashkimit Evropian me vendet nga Ballkani Perëndimor, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia dhe Kosova.

Siç kumtojnë nga shërbimi për shtyp i Kuvendit, grupin punues e përbëjnë ekspertë nga secili vend anëtar në BE, që merrem me çështjet e zhvillimit ekonomik të përgjithshëm, procesin e stabilizimit dhe asocimin dhe instrumentin financiar për ndihmë(IPA), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim, anëtarët e grupit punues u interesuan për ndodhitë aktuale në Kuvend pas mbajtjes së referendumit dhe ishin informuar na kryeparlamentari për debatin e propozimit për ndryshimin të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, me drejtime për ndryshimin dhe plotësimin e Kushtetutës me qëllim zbatimin e marrëveshjes me Greqinë.

Pjesëmarrësit biseduan edhe për dinamikën e zbatimit të proceseve reformuese në fushat e gjyqësisë, sigurisë dhe shërbimeve të zbulimit dhe luftës kundër korrupsionit.

Në takim është përshëndetur përkushtimi e institucioneve të BE-së për perspektivën për zgjerimin e vendeve nga Ballkani Perëndimor, ndërsa anëtarët e grupit punues shprehën gatishmëri për përkrahje të plotë dhe ndihmë në rrugën e mëtutjeshme drejt anëtarësimit të plotë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme