Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Cavusoglu, do të realizojë një vizitë zyrtare në Shqipëri dhe më pas edhe në Republikën e Kosovës, transmeton Gazeta Express.
Ai do të marrë pjesë në hapjen e vitit të ri akademik në ‘Maarif Foundation’, dhe gjithashtu do të takohet edhe me përfaqësuesit e Odës Ekonomike Turko-Shqiptare.
Pas këtyre vizitave në Shqipëri, Cavusoglu do të udhëtojë drejt Kosovës, shkruan ‘TRT’, transmeton Gazeta Express.
Përgjat vizitës së tij, ai do të diskutojë të gjitha aspektet dhe raportet ndërmjet Turqisë dhe dy shteteve, për zhvillimet rajonale, dhe gjithashtu edhe për zhvillimet ndërkombëtare.
Kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë të Turqisë që vjen për vizitë në Republikën e Kosovës pas skandalit me deportimin e gjashtë ‘gylenistëve’, ngjarje kjo që shkaktoi një acarim të raporteve ndërshtetërore. Madje ishte shoqëruar me deklarata të ashpëra të presidentit turk Erdogan në drejtim të kryeministrit Haradinaj, i cili shkarkoi ministrin e Punëve të Brendshme dhe shefin e AKI-së pas skandalit/GazetaExpress/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç