Është interesant historia e futbollit të Kosovës.
Ka disa të veçanta e kohës së pavarësimit të futbollit tonë nga ai serbosllav në vitin 1991!
Njeriu që do të mbetet gjithmonë në histori si kryetari i parë i Federatës së Futbollit të Kosovës, pa dyshim është Agim Bytyçi, njeriu i sakrificës. Njeriu që do të mbetet gjithmonë si selektori i parë i kombëtares së Kosovës është Ajet Shosholli.
Njeriu që do të mbetet gjithmonë në histori si sekretar i parë i përgjithshëm i FFK-së 1991-94, është Sejdi Mërkoja. Ndërkaq, Eroll Salihu, do të mbetet gjithmonë si shënuesi i parë i Kampionatit të parë pavarur të Kosovës. Erolli me 13 shtator të vitit 1991 shënoi golin e parë të pavarësimit në minutën e 17-të në fanellën e Prishtinës dhe në humbjen me rezultat 3:2 nga Flamurtari i Prishtinës. Në fakt, goli i tij është i regjistruar edhe zyrtarisht në FFK. Njeriu që do të mbetet gjithmonë në histori për futjen e Kosovës në UEFA e FIFA pa dyshim është i ndjeri, legjenda e futbollit Fadil Vokrri. Histori që askush nuk mund ta ndryshojë dhe as që mund ta luajë në asnjë milimetër.
Eroll Salihu, me një pamje të imtë, një biond me një frizurë më ndryshe se shumë të tjerë, është shumë herë i atakuar nga disa dashamirë të këtij sporti! Dikush thotë se ia kanë inati për golin e parë që ka shënuar në kampionatin tonë, dikush mendon se njeriu që është sekretar i përgjithshëm i FFK-së, kritikat i ka të pashmangshme për shkak të postit që ka. Kampioni i parë është Prishtina, fituesi i parë i Kupës së Kosovës është Trepça nga Mitrovica.
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok