Daniel Serwer, profesor në Universitetin e Uashingtonit “Johns Hopkins” dhe ekspert për Ballkanin tha se Serbia nuk mund ta ndalë formimin e ushtrisë së Kosovës, dhe se ajo nuk do të përbënte ndonjë kërcënim për Serbinë, raporton RFE, transmeton zeri.info
“Duke kundërshtuar formimin e ushtrisë së Kosovës, Serbia po bënë përpjekje për të ruajtur gjurmët e fundit të sovranitetit të saj, por ajo është një lëvizje që nuk mund të ketë sukses. Kosova do të duhet të vazhdojë me formimin e ushtrisë -sepse ajo ka nevojë për atë dhe për shkak se dëshiron ta ketë ushtrinë – kurse pavarësinë e saj e kanë pranuar shumica e vendeve në botë, kështu që unë nuk mendoj se Beogradi mund ta ndalë atë”, tha Serwer.
Ai tha se formimi i Ushtrisë së Kosovës kohët e fundit po zvarritet nga amerikanët dhe evropianët të cilët janë duke u përpjekur për të shtyrë Kosovën për të bërë çdo gjë të mundshme për të bindur Serbinë të bie dakord për ushtrinë. “Por kjo nuk po ndodh sepse Beogradi është i vendosur të kundërshtojë, por në një moment pres që Prishtina të vazhdojë përpara”, shtoi ai./Zeri/
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?