Ministri i Jashtëm për ushtrinë: Kur është në pyetje Kosova, të gjithë jemi bashkë

14:11 | 18 Tetor 2018
V. S.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka mirëpritur miratimin e projektligjeve për Ushtrinë e Kosovës.

Në një postim në Facebook, Pacolli ka shkruar se kur është në pyetje Kosova, të gjithë bëhen bashkë.

Postimi i plotë:

Ushtria e Kosovës dhe shteti ynë është jetësim i amanetit të shumë brezave.

Urime Kosovë. Shteti ynë shënoi një hap të rëndësishëm drejt forcimit të vet.

Uniteti politik që u reflektua sot në Kuvend është lajm i jashtëzakonshëm për të ardhmen tonë.

Ne jemi bashk kur është në pyetje Kosova. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme