Grupi i Grave Deputete e ka falënderuar Vasfije Krasniqi-Goodman që ka folur publikisht për dhunën seksuale të ushtruar ndaj saj nga forcat serbe duke kërkuar mbrojtje dhe drejtësi për të gjitha gratë.
Krasniqi-Goodman ditë më parë ka dhënë një intervistë ku ka përshkruar momentet e tmerrit që i kishte përjetuar gjatë luftës në Kosovë. duke fituar kështu përkrahje dhe solidarizim të madh nga opinioni publik.
Deputetet po ashtu adresuan lajmet në media që njëri nga dhunuesit e saj është polic aktiv në Kosovë, duke thënë se kjo i ka indinjuar thellësisht qytetarët.
Më poshtë është komunikata e plotë e dërguar nga Kuvendi:
Grupi i Grave Deputete ka reaguar me rastin paraqitjes publike të Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale nga forcat serbe në prill të vitit 1999, thuhet në komunikatën e Kuvendit.
“Grupi i Grave Deputete falënderon Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale nga forcat serbe në prill të vitit 1999, e cila pak ditë më parë doli të foli publikisht për të.
Ajo bëri thirrje për ‘’mbrojtje dhe drejtësi’’ për të gjitha.
Rasti i shkrimit të mediave për një polic i cili ishte aktiv me uniformë, e i cili dyshohet se mund të jetë njëri nga dhunuesit, ka shkaktuar revoltë dhe indinjatë të thellë tek qytetarët.
Ne e dimë se marrëveshja e Brukselit ka obliguar që një numër i madh i strukturave paralele, madje edhe rojat e Urës ne Mitrovicë, të integrohen në Policinë e Kosovës dhe në strukturat e tjera të Sigurisë së Kosovës, pa pasur ndonjë verifikim paraprak nga AKI.
Siguria e qytetarëve si atyre që janë shumicë shqiptare, si atyre nga minoritetet është tejet e brishtë ku brenda policisë ka policë të dyshuar për krime të rënda siç është rasti konkret. Është momenti i fundit që policët e Kosovës, të pranuar me marrëveshje politike të i nënshtrohen një Vettingu për verifikimin e të kaluarës së tyre kriminale”, thuhet në reagimin e GGD-së.
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...