Në verë u fol pa fund për Cristiano Ronaldon te Juventusi, apo Higuain te Milani e kështu me radhë, por trajneri i kombëtares belge, Roberto Martinez, është i bindur se transferimin më të mirë në botë këtë verë e ka kryer Borussia e Dortmundit, duke blerë Axel Witsel.
Mesfushori u transferua në Bundesligë për 20 milionë euro, nga klubi kinez Tianjin Quanjian, dhe ka pasur një rendiment fantastik në këtë fillimsezoni, duke ndihmuar Dortmundin të kapë kreun e renditjes.
Për këtë arsye, në një intervistë për SPORT BILD, Martinez këmbëngul se 29-vjeçari është goditja e madhe e merkatos: “Për mua është transferimi më i mirë, në çdo drejtim. Për atë që ai i jep një skuadre, 20 milionë euro janë shumë pak dhe kjo e bën transferimin më të mirë në botë. I bëj komplimente të mëdha Dortmundit, e dija që ai do kishte sukses aty”.
Në Dortmund Witsel është kthyer menjëherë në një lider në mesin e fushës, duke i dhënë siguri dhe organizim lojës së Dortmundit.
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...