Real Madrid po kalon krizën më të madhe në vitet e fundit.
‘Los Blancos’ nuk dinë për fitore në katër ndeshjet e fundit, e më e rëndë bëhet kur dihet se në këto katër ndeshje skuadra e Julen Lopetegui nuk ka arritur të shënoi së paku një gol.
E këtë formë të dobët të Real Madridit, ‘Marca’ e lidh me Toni Kroosin dhe Luka Modricin.
Kroos ka gjashtë ndeshje pa fitore, mes klubit dhe kombëtares, nga humbja me Sevillën, në humbjen kundër Francës, kur edhe shënoi golin e vetëm për Gjermaninë nga penalltia, që në minuta shkon 540 minuta pa fitore.
Modric në anën tjetër luajti me Kroacinë që barazoi 0-0 kundër Anglisë, ku në pesë ndeshjet e fundit skuadrat që ai ka luajtur nuk kanë shënuar gol.
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...