Politikanët në Prishtinë janë larg me realitetin

12:38 | 18 Tetor 2018
Arbresh.info

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Forumin e Beogradit për Siguri që po mbahet në kryeqytetin serb, se si e shihni zgjidhjen përfundimtare dhe cilat janë kompromiset e dhimbshme të dialogut, ka thënë se politikanët nga Prishtina janë larg me realitetin.

Për zgjidhjet e dhimbshme ai nuk ka dashur të flasë, derisa zgjidhjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë e ka quajtur si çështje e brendshme e Kosovës, për të cilën nuk dëshiron të komentojë.

Ka shumë kompromise të dhimbshme, por nuk do t’i përmendi. Nuk dua të përzihem në çështjet tuaja të brendshme, por do të flasim për të gjitha temat që mund të na dërgojnë deri te zgjidhja përfundimtare . Por duket se shumë politikanë nga Prishtina kanë dallime shumë të mëdha prej realitetit”, ka thënë Vuçiqi.

I pyetur përsëri nga gazetari i Kohës Ditore se a do të pranonte shkëmbim territoresh, Vuçiq është përgjigjur: “Nuk pranoj kurrgjë derisa të pranojmë çdo gjë, deri më tani nuk kemi pranuar kurrgjë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme