Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Glauk Konjufca, në seancën e sotme ka thënë se kur koalicioni PAN ka nisur udhëheqjen asnjë qytetarë nuk ka shpresuar se do bëhet mirë.
Konjufca ka theksuar se nuk ka interesa shtetërore dhe mbrojtje të të drejtave njerëzore.
“Milionat që mblidhen nga taksat e qytetarëve po shkojnë për hesape të profitit personal. Varfëria dhe papunësia e kanë pllakosur Kosovën, këtë vit ka më pak banorë jo për shkak të natalitet por për shkak se jeta më e mirë po kërkohet çdo kund tjetër përpos në atdheun tonë. Ata që po marrin vendime nuk e kanë gjetur çelësin e zhvillimit ekonomik, drejtësia është mbyllur në gushtin e regjimit”, është shprehur Konjufca, raporton lajmi.net.
Sipas tij, ata që po e përmendin Adem Jasharin e kanë sjellë vendin në këtë gjendje.
“Kjo qeveri nuk ka bërë asgjë konkrete që presidenti ta braktis projektin e korrigjimit të kufijve. E kemi parë një përpjekje të vazhdueshme të ekzekutivit për t’ia zgjeruar delegacionin Hashim Thaçit. Nga kjo krizë nuk mund të dalim përpos nëse edhe një herë ia ofrojmë sovranit shanset për ndryshim”, ka përfunduar Konjufca. /Lajmi.net/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?