Policia e Kosovës ka realizuar Planin Operativ “ Realizimi i Urdhëresave me burg efektiv “ i cili ka filluar me datën 17 shtator 2018 dhe ka përfunduar me 12 tetor 2018.
Qëllimi dhe implementimi i këtij plani i udhëhequr nga policë të Stacionit Policor në Gjilan, ka qenë që të realizohen dhe ekzekutohen një numër i madh i Urdhëresave me burg efektiv.
Gjatë realizimit të këtij plan Operativ është arritur të kapen disa persona të cilët kanë qenë të dënuar me Aktgjykim të formës së prerë nga Gjykatat kompetente në nivel komunal por edhe më gjerë në nivel vendi, persona të cilët nuk iu kanë përmbajtur urdhrit për vuajtje të dënimeve, duke ju shmangur arrestimit në forma të ndryshme.
Ky plan ka mundur të realizohet, nga veprimet mirë të kordinuara operative të oficerëve policor nga stacioni policor i Gjilanit si edhe falë një bashkëpunim të ngushtë edhe me Stacionet tjera Policore në nivel vendi, si dhe ka ndikuar gjithashtu edhe uljen e rasteve , si të vjedhjeve po ashtu edhe të veprave tjera kriminale, gjë që shihet çartë nga raportet ditore.
Gjatë realizimit dhe implementimit të këtij planit është arritur që të lokalizohen, arrestohen dhe menjëher të dërgohen në vuajtje të denimit rreth 80 persona që kishin denime të formës së prerë nga gjykatat.
Policia e Kosovës në vazhdimësi do të punoj në mbrojtje të rendit dhe ligjit si dhe krijimit të një ambienti të qetë dhe prosperues për qytetarët e saj.
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...