Cleveland nuk fiton dot pa LeBron, New Orleans triumfon në fushën e Houston

09:01 | 18 Tetor 2018
Arbresh.info

Plot 11 ndeshje të luajtura sot në NBA, ku surprizat nuk kanë munguar. Nën-kampionët e Cleveland Cavaliers u mundën 116-104 nga Toronto, takim që u dominua nga skuadra kanadeze. Lowry me 27 pikë e Leonard me 24 bënë diferencën në fushë për Toronto, që e nis mbarë sezonin e ri, ndërsa për miqtë u dallua Love me 21 pikë, por i vetëm nuk mund të bëjë dot asgjë.

Fiton edhe ekipi i San Antonio, që mundi 112-108 Minnesota, sfidë me rivalitet dhe emocione në minutat e fundit, por Spurs u treguan më të saktë e të kujdesshëm, me DeRozan që realizoi 28 pikë. Mirë u paraqitën edhe Aldridge me 21 pikë e Rudy Gay me 18, duke i bërë të pavleshme 50 pikët e dyshes Teague-Butler për miqtë.

Një fitore surprizë arriti jashtë fushe ekipi i New Orleans, që mundi 131-112 Houston, ndeshje e dominuar nga miqtë. Gordon me 21 pikë ishte shënuesi më i mirë për Rockets, ndërsa Harden realizoi 19 pikë, por që nuk mjaftun për të evituar humbjen, ndërsa për miqtë u dalluan Davis me 32 pikë e Mirotic me 30, duke bërë diferencën në parket.

Në ndeshjet e tjera, Indiana fitoi 111-83 ndaj Memphis falë 19 pikëve të Bogdanovic,  ndërsa Orlando mundi 104-101 Miami në fund të një ndeshje me shumë emocione e rivalitet (Gordo 26 pikë e 16 rebaund). Fiton edhe Denver, që mundi 107-98 në fushën e Clippers (Jokic 21 pikë), ndërsa ekipi i Utah Jazz mposhti 123-117 Sacramento, falë 24 pikëve të Mitchell. /telesport.al/

NBA – Rezultatet e sotme

Charlotte – Milwaukee, 112-113

Detroit – Brooklyn, 103-100

Indiana – Memphis, 111-83

Orlando – Miami, 104-101

New York – Atlanta, 126-107

Toronto – Cleveland, 116-104

Houston – New Orleans, 112-131

San Antonio – Minnesota, 112-108

Sacramento – Utah Jazz, 117-123

Clippers – Denver, 98-107

Phoenix – Dallas, 121-100

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme